Telegrafi

Stjuardesa refuzoi t’i shërbente alkool, udhëtari urinoi qëllimisht në karrige – dënohet me njëmijë euro gjobë (Foto)

Shane O’Grady që po udhëtonte me aeroplan prej Gatwick i Irlandës për në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, është bërë i dhunshëm dhe ka nisur të bërtiste, për të urinuar më pas qëllimisht në karrige – vetëm pse stjuardesa refuzoi t’i shërbente alkool, pasi e kishte tepruar me pije.

Udhëtari 30-vjeçar, është larguar nga bordi prej forcave të rendit, për tu mbajtur për një natë në arrest, transmeton Telegrafi.

Atë e gjetën fajtor për prishjen e rendit dhe qetësisë, si dhe ofendimit të personave zyrtarë, ndërsa e dënuar me njëmijë euro gjobë.

O’Grady duke bërë selfie gjatë fluturimit

Në momentin që të gjithë u detyruan të vendosnin rripat e sigurisë, O’Grady kërkoi të shkonte në tualet, gjë që e lejuan. Por, ai nisi të qeshte dhe u zbraz në pantallona.

Ai i përkiste grupit prej 20 shokëve, që po udhëtonin për t’ia festuar një shoku festën e beqarisë. /Telegrafi/