Site icon Telegrafi

Stjuardesa pushohet nga puna për shkak të Rita Orës (Foto)

Një përshkrim për këngëtaren Rita Ora, ka lënë pa punë një stjuardesë nga kompania “Virgin Atlantic”.

Gjithçka kishte ndodhur kur gjatë një udhëtimi nga Londra për në Los Angeles, kur Charlotte Whittingham, një 25 vjeçare lesbike kishte lavdëruar Rita Orën pas shërbimit që i kishte kryer në avion, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rita Ora ndihmon femrat e prekura nga tragjedia në Londër (Foto)

Ajo kishte bërë një përshkrim të këngëtares në Facebook, ku kishte thënë se Rita është “e bukur” dhe dukej si një “pikturë e bukur vaji”.

Kjo ka bërë që pronarët e “Virgin Atlantic” të thërrasin stjuardesën e tyre pas dy javësh për t’i komunikuar largimin nga puna.

Arsyeja e shkarkimit të saj është se stjuardesa Charlotte ka thyer rregullat, duke bërë përshkrimin e personit në rrjetet sociale, të cilit ka pasur për detyrë t’i shërbejë.

Ky veprim nuk është i lejueshëm, pasi çdo përshtypje lidhur me pasagjerët, duhet të mbahet koifidenciale, dhe jo të shpaloset në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Yjet botërore që vizituan Kosovën (Foto)

Kështu ajo mori një shkresë disiplinore nga pronarët që të ndryshojë mendim ose ta rishkruante statusin – duke i shpjeguar se ajo mund të jetë pre e tregimit të të dhënave për pasagjerët VIP.

Dhe e dyturuar nga katrahura që kishte bërë, Charlotte la punën, të cilën e praktikonte prej një viti. /Telegrafi/

Exit mobile version