Telegrafi

Stjuardesa nga Holanda tregon pse se duhet të lini gjithmonë një këpucë në kasafortën e dhomës së hoteleve kur udhëtoni

Një stjuardesë ka ndarë një këshillë interesante për të gjithë ata që udhëtojnë në vende të ndryshme të dhe qëndrojnë në hotele.

Esther Sturrus, e cila punon për linjën ajrore holandeze, KLM, ka qëndruar në hotele në të gjithë botën dhe shpesh ndan këshilla për 150 mijë ndjekësit e saj, këshilla këto që e bëjnë më të lehtë udhëtimin tek njerëzit, transmeton Telegrafi.

Tani, stjuardesa nga Holanda, ka ndarë një truk mjaft interesant që do të jetë i rëndësishëm për të gjithë.

@esthersturrus Do you have more tips? 💙✈️ #tips #hotel #hotelhacks #hacks #myklmmoment #klm #klmcrew #crewklm #klmairlines #klmroyaldutchairlines #flightattendant #stewardess #workingmode #cabincrew #cabincrewlife #cabincrewgirls #flightattendantlife #aviationlife #aviation #uniform #royalbue #trend #viral #viralvideo #fyp ♬ B.O.T.A. (Baddest Of Them All) – Eliza Rose & Interplanetary Criminal

Ajo thotë se duhet të lini gjithmonë njërën nga këpucët në kasafortën e dhomës tuaj të hotelit.

Shumë njerëz kanë frikë të lënë sendet e tyre me vlerë në kasafortën e dhomës në rast se i harrojnë kur largohen.

Ajo këshillon njerëzit të lënë një këpucë në kasafortë, kështu ju nuk do të dilni kurrë nga dhoma pa i pasur të dyja mbathur dhe do të kujtoheni të kontrolloni kasafortën.

Por, në rast, se keni marrë me vete dy palë këpucë atëherë futni në kasafortë një xhaketë ose pallto, diçka që nuk do të dilnit jashtë pa të. /Telegrafi/