Telegrafi

Stine i veçantë për këtë 8 mars, vjen me këngë dedikuar “Mamës” (Video)

Këngëtari i njohur Stine para një muaji publikoi këngën “Bela”, e cila u prit mirë nga publiku dhe ka arritur mbi 1.2 milionë klikime në YouTube.

Ndërkohë, ai ka sjell sonte (e mërkurë) një tjetër këngë e titulluar “Mama”, e cila përkon me datën 8 mars, që njihet si festa e gruas.

Kënga është e zhanrit R&B dhe është punuar nga Edlir Begolli, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar vet Stine.

“Më fal ma” janë vargjet më emocionuese të këngës, çka tregojnë edhe për qëllimin me të cilin është realizuar kënga dhe personit të cilit i është dedikuar.

“Mama” është shoqëruar edhe me një klip, i realizuar i tëri në bardhë e zi nga produksioni ND Film Production. /Telegrafi/