Telegrafi

Stine publikon këngën e re “Apocalypse”

Stine (Foto: Screenshot/YouTube)

Pas disa muajsh artisti i njohur shqiptar, Stine, është kthyer me projekt të ri muzikor.

“Apocalypse” mban titullin projekti solo i këngëtarit, i kompletuar edhe me videoklip.

Kënga tashmë gjendet e publikuar në YouTube, në kanalin zyrtar të Stine Records.

Stine (Foto: Screenshot/YouTube)

Teksti është shkruar nga vet Stine, producimi u bë në studion e tij e po ashtu me ‘beat’ nga Kejsi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për videon muzikore u përkujdes Estia Film, që është po ashtu produksioni i artistit.

Stine (Foto: Screenshot/YouTube)

Besohet që ky projekt ritmik i Stines do të pëlqehet e do ta ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Reagimet e para të publikut lidhur me prurjen e re kanë qenë mjaft pozitive. /Telegrafi/