Telegrafi

Stine paralajmëron klipin e ri (Video)

Kantautori Ernest Duka ka bërë të ditur se do sjellë projektin e radhës në një të ardhme të afërt.

Gjatë muajit qershor artisti i njohur me emrin Stine publikoi videoklipin e këngës “La Bonita”, ndërsa tash ka paralajmëruar se do të vijë me një tjetër projekt.

Lexo po ashtu Stine publikon këngën e re “La Bonita” (Video)

Kënga mban titullin “Do It Again” dhe sipas tij, do të vijë shumë shpejt.

Një pjesë të klipit, Stine e ka publikuar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale për t’i njoftuar që ta presin këngën e re.

Ndryshe, “La Bonita” erdhi si bashkëpunim me Denny Njeto dhe DJ Iljano. /Telegrafi/