Site icon Telegrafi

Stine flet për puthjen që i dha Rozës në skenë (Video)

Pas zënkave në paskuinta dhe këngës “Çifti simpatik”, që flitet se Nesti Duka ia ka dedikuar Roza Latit, puthja që ai i dha të hënën e spektaklit “Dance with me” është komentuar shumë këto ditë.

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ka qenë Roza ajo që ka mohuar faktin e një rilidhjeje të mundshme të çiftit. “Show është show! Mos besoni çfarë shikoni! Roza ecën përpara më e fuqishme se kurrë, sepse tashmë Roza është peshë e rëndë”, ka pohuar ajo.

Por deri tani mungonte deklarata e Nestit, i cili ishte ai që dhuroi puthjen. ”S’ishte puthje, por thjesht një pjesë e performancës, pra një puthje skenike”, tha ai për gazetën “Panorama”.

Pas disa vitesh të ndarë, Roza dhe Stine janë bërë çift sërish për shou. Ata u puthën në skenë në fund të kërcimit së tyre nën tingujt e këngës “Time of my life”, e cila dihet se është këngë, që i dedikohet një lidhjeje pasionante.

Exit mobile version