Site icon Telegrafi

Stilistja e Hailey Bieber përdor këtë truk për të fiksuar frizurat

A e dini atë ndjenjë tërbuese, kur keni kaluar orë të tëra duke realizuar një frizurë me kaçurrela … dhe pastaj thjesht … bien?

Epo, falë Hailey Bieber dhe ekipit të saj të bukurisë, modelet e flokëve që bien në një ngjarje mund të jenë një kujtim i largët.

Ajo thjesht ka ndryshuar fjalë për fjalë lojën me videon e saj të fundit, e cila përmbante një truk inteligjent për fiksimin e flokëve përpara një ngjarjeje.

Hailey lansoi kanalin e saj në YouTube duke dhënë njohuri për jetën, punën dhe mënyrën e saj të mendimit muajin e kaluar – dhe për shkak të kësaj ne tani jemi të vetëdijshëm për një mori rekomandimesh bukurie, që nga përgatitja e lëkurës për punë deri tek rutina e gjumit. Kanali i saj tashmë ka arritur një milion ndjekës.

Tani ajo ka postuar njuë video “bëhu gati me mua”, e cila tregon se si ajo bëhet gati për një ngjarje të madhe, me ndihmën e skuadrës së saj të bukurisë: Maeve Reilly, Denika Bedrossian dhe Jen Atkin.

Për videon, ekipi tregon procesin e zgjedhjes së një veshjeje, modeli flokësh dhe grimi. Pastaj, ekipi ka rreth 30 minuta kohë për të krijuar pamjen e shkëlqyeshme të Hailey.

Por një moment i spikatur ishte kur Jen Atkin zbuloi një truk të rëndësishëm. Para se të stilojë flokët e Hailey, ajo i spërkat ato me një përzierje uji me sheqer që e ka përgatitur vet.

“Në të vërtetë po bëj një truk të vjetër të parukierisë së viteve 1950 dhe kam vendosur pak sheqer me ujin tim në mënyrë që të më ndihmojë të fiksoj frizurën”. Fundi i pamjes është i mahnitshëm, që na vërteton se hilja ia vlen të provohet. /Telegrafi/

Exit mobile version