Kreatorja Krenare Rugova foli për eksperiencën e saj rreth takimit me presidentin e “Milano Fashion Week”, Mario Boselli, i cili e vizitoi Prishtinën, me ç’rast edhe e mbikëqyri punën e pesë disenjatorëve kosovarë, Flutra Dedinja, Valdrin Sahiti, Krenare Rugova, Blerina Kllokoqi Rugova edhe Teuta Matoshi Duriqi.
Ndër të tjera, Krenarja bëri të ditur se ajo ende nuk ka pranuar ndonjë konfirmim zyrtar që e siguron se do të jetë pjesë e “Milano Fashion Week”, por që në rast se kjo do të ndodhë, do të ishte një nder shumë i madh për të, ta prezantojë punën e saj në një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë.
Për më shumë ndiqeni intervistën që Krenarja e ka dhënë për emisionin “Express”.