Telegrafi

Me stil të ri të flokëve dhe veshje lëkure, Era Istrefi vjen në formë të mrekullueshme

Artistja shqiptare e cila tanimë njihet për projektet e saj edhe në botë, Era Istrefi, dje (e shtunë) festoi ditëlindjen e 26-të.

Krahas urimeve të shumta që pranoi, këngëtarja kishte shijuar një mbrëmje të mirë me miqtë dhe të afërmit e saj.

Në rrjetet sociale, krijuesja e hitit “Bon Bon” publikoi disa fotografi joshëse me të cilat rrëmbeu vëmendje të madhe.

Eni Koçi (Foto: Instagram)

Për këtë ditëlindje, Era ka zgjedhur një veshje të ngushtë lëkure të kuqe dhe flokë të gjata të bardha.

Lexo po ashtu Era Istrefi feston ditëlindjen e 26-të me shampanjë

Stili unik i flokëve dhe grimi i përshtatur me dukjen e bëri të shfaqej edhe më atraktive.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Përkundër kësaj, Istrefi nuk e ka ndalur punën për projekte të reja muzikore dhe ai i fundit mbetet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Instagram)