Bebe Rexha gjithnjë e më tepër po bëhet e famshme në botë.
Tashmë këngëtarja shqiptare do të jetë pjesë e botës teknologjike të internetit.
Bëhet fjalë për afishet në internet, ku tani e tutje mund t’i dërgoni edhe me figurën e Bebes.
“Jam e obsesionuar me afishet e mia të reja në iMessage, të cilat mund t’i gjeni në App Store”, ka shkruar Rexha në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, Bebe Rexha së bashku me JoJo dhe Serayah janë kthyer në një trio për ta filluar këtë muaj festiv në mënyrën më të paharrueshme.
Tre bukuroshet e drejtuara nga Bebe Rexha janë përzgjedhur për shkak të vitit të tyre shumë të suksesshëm, që të jenë pikërisht ato që do të ulin siparin në natën e 5 dhjetorit, në orën 21:00. /Telegrafi/