Site icon Telegrafi

Steven Zhang planifikon të ardhmen e Interit mes pasigurisë ekonomike

Presidenti Steven Zhang thuhet se do të kthehet në Itali javën e ardhshme, por shumë pyetje në lidhje me të ardhmen e Interit mbeten pa përgjigje.

Interi ishte një nga 12 klubet evropiane që shpallën themelimin e Superligës Evropiane të dielën.

Sidoqoftë, projekti zgjati vetëm disa ditë pasi Nerazzurrët njoftoi tërheqjen e tyre nga projekti të mërkurën.

Lexo po ashtu Zyrtare: Interi bëhet klubi i pari i Serie A që konfirmon tërheqjen nga Superliga Evropiane

Sipas La Gazzetta dello Sport, Presidenti i Interit, Steven Zhang do të kthehet në Itali javën e ardhshme për të filluar bisedimet me drejtuesit e klubit dhe me Antonio Conten.

Gazeta raporton se është e vështirë të planifikosh afatin kalimtar të verës dhe e njëjta gjë vlen për çdo klub tjetër në Evropë dhe Itali.

Nuk ka shenja se lojtarët kryesorë do të largohen, por Zhang do të duhet të paraqesë projektin e tij për të ardhmen tek Conte dhe drejtuesit e Interit.

Zhang nuk dëshiron të shesë shumicën e aksioneve në klub dhe po kërkon një partner financiar i cili mund ta ndihmojë klubin me një injeksion prej 250 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Interi kërkon të përforcohet në katër pozita gjatë verës, e ardhmja e disa lojtarëve në udhëkryq

Përkundrazi, sipas gazetës Tuttosport, një lojtar i madh mund të largohet nga klubi në verë duke u përpjekur të zgjidhë situatën e tyre financiare.

Conte, në fakt, dëshiron të paktën tre nënshkrime të reja për të bërë një hap përpara në Evropë.

Sipas Tuttosport, trajneri dëshiron një mbrojtës të ri të majtë, një qendërsulmues dhe një mesfushor qendror, por La Gazzetta dello Sport raporton se italian nuk ka bërë ndonjë kërkesë transferimi që nga vera e kaluar, duke pasur parasysh situatën e vështirë ekonomike të klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version