Site icon Telegrafi

Steven Seagalit i ndalohet hyrja në Ukrainë për shkak të afërsisë me Putinin

Foto: EPA

Aktorit amerikan, Steven Seagal, i është ndaluar hyrja në Ukrainë për pesë vite për shkak të afërsisë që ka me Rusinë.

ylli i filmave aksion në vitin e kaluar mori pasaportë ruse, të cilën ia dorëzoi vet presidenti Vladimir Putin dhe ai tashmë ka hyrë në listën e zezë të shtetit ukrainas.

Lexo po ashtu Vladimir Putin i dorëzon pasaportën ruse aktorit Steven Seagal (Foto)

Në njoftimin e Shërbimit Ukrainas të Sigurimit thuhet se Seagal ka bërë veprime që janë të rrezikshme për interesat e ruajtjes së sigurisë së Ukrainës. Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të sakta për veprimet e tij.

Sipas mediave të atjeshme, aktori ka hyrë në listën e zezë, pasi në periudhën 2014-2015 e ka vizituar Krimenë në mënyrë të paligjshme.

Seagal e ka lavdëruar Putinin duke e quajtur një prej liderëve më të mëdhenj në botë, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar presidenti rus ia dhuroi nënshtetësinë dhe pasaportën duke u shprehur se pret që një veprim i tillë t’i përmirësojë raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version