Trajneri anglez dhe njëherësh ish-futbollisti Steven Gerrard do të bëhet gjysh.
Siç u raportuar, vajza e tij Lilly-Ella është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin, Lee Byrne.
Lajmin e konfirmoi vetë ajo përmes një postimi në Instagram, përmes secilit publikoi edhe një fotografi.
“Sekreti ynë i vogël. Lajmi më i mirë, mini versioni ynë është rrugës”, shkroi vajza e Gerrard, derisa bashkëngjiti edhe imazhe të ultrazërit.
Lilly-Ella mori urime të shumta nga ndjekësit për pritjen e ëmbël.
Sigurisht që urimi nuk ka munguar edhe nga babai i saj, Steven Gerrard.
Steven dhe gruaja e tij Alex janë martuar që nga viti 2007 dhe përveç Lillyt, ata kanë edhe tre fëmijë të tjerë, vajzat Lexie dhe Lourdes dhe djalin Li.
Gerrard ka qenë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Aktualisht është trajner i klubit saudit Ettifaq FC. /Telegrafi/