Telegrafi

Steve Kerr: Spurs meritoi fitoren, krenar me ekipin tim

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, ka deklaruar pas ndeshjes së humbur ndaj San Antonio Spurs se ekipi i tij luftoi shumë në ndeshjen e zhvilluar në AT&T Center.

Golden State Warriors, kampioni aktual në NBA pësoi humbjen e shtatë këtë sezon dhe Kerr nuk e la pa u shprehur pas duelit mjaft të nxehtë ku ai edhe mori një gabim teknik.

“Jam me të vërtet krenar me mënyrën se si ne luftuam. Ishte ndeshja e tetë në 14 ditë të fundit, dhe munguan tri lojtarë të rëndësishëm për rotacionin e ekipit tonë”.

“Të gjitha parashikimet ishin kundër nesh. Spurs meritoi fitoren, ata bënë lojë të shkëlqyer, por jam shumë, shumë krenar me mënyrën se si ne luftuam”, deklaroi Steve kerr pas ndeshjes. /Telegrafi/