Nëntëmbëdhjetë marinarë kanë humbur jetën dhe 15 tjerë janë plagosur, kur anija iraniane e marinës u fundos gjatë një ushtrimi që nuk shkoi siç ishte planifikuar në afërsi të Gjirit të Omanit, raporton BBC.
Ngjarja ka ndodhur derisa luftanija Jamaran po testonte raketën e re kundër anijeve, që goditi anijen logjistike Konarak, transmeton Telegrafi.
Agjencia iraniane Fars kishte raportuar se vetëm një marinar ka humbur jetën derisa disa tjerë janë lënduar “gjatë stërvitjes”, kurse incidentin e ka përshkruar si “ndeshje”, e mediat botërore raportojnë se të paktën 20 marinarë kanë humbur jetën.
Jamaran kishte shkrepur një raketë para kohe, kështu që Konarak nuk kishte pasur kohë të largohet nga caku “pluskues” që ishte vendosur gjatë stërvitjes. Në video të ndryshme amatore të publikuar në rrjete sociale shihen autoambulancat duke transportuar marinarët e lënduar. /Telegrafi/