Ylli i ndeshjes së parë mes Juventusit dhe Real Madridit ishte Cristiano Ronaldo.
Portugezi shënoi dy gola, ndërsa i dyti ishte një nga më të mirët në karrierën e CR7 dhe në histori të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo shënoi në minutën e 64 një gol fantastik në gërshërë duke lënë të gjithë të heshtur në stadiumin e Zonjës së Vjetër.
CR7 një gol të tillë e kishte tentuar edhe në stërvitjen para ndeshjes në Torino, por kishte goditur shtyllën.
Kjo është një tregues se stërvitja të bën më të mirë dhe portugezi si një lojtar që bën maksimumin në stërvitje pasi dëshiron të nxjerrë më të mirën nga vetja.
Ndeshja e kthimit është me 11 prill në Santiago Bernabeu dhe pritet një tjetër lojë e mirë.
Goli tjetër i Los Blancos u shënua nga Marcelo. /Telegrafi/
In the last training session before the Juventus game, Cristiano Ronaldo hit the post with a bicycle kick, but scored in the match.
PRACTISE MAKES PERFECT 🐐 pic.twitter.com/1N1FNVC3gI
— TheCristianoFan 🇵🇹 (@TheCristianoFan) April 4, 2018
Ndeshja e Ronaldos ndaj Juves:
https://www.youtube.com/watch?v=ofIU6C9sGrE