Përfaqësuesja e Kosovës është duke e zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin ‘Loro Boriçi’.
Para pak kohësh, Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur në stadiumin e qytetit e Shkodrës.
Pas stërvitjes së parë të mbajtur dje(mërkurë) në qytetin e Laçit, tani radha është për vendin ku Kosova i zhvillon ndeshjen si vendas, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.
Pas mbërritjes, futbollistët e Përfaqësueses janë bërë gati dhe kanë filluar stërvitjet e para në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja nesër(premte).
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihen ardhjet e reja si Donis Avdijaj, Besart Berisha e Atdhe Nuhiu, duke prekur së pari herë në ‘Loro Boriçi’.
Pas stërvitjes pritet të jetë konferenca për shtyp para ndeshjes. /Telegrafi/