Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury do të takohen sot në Riad të Arabisë Saudite, ku meçi mes tyre përcakton kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda.
Luftëtari i fundit që unifikoi rripat e tanishëm në kategorinë e peshave të rënda ishte Lennox Lewis, kur më 13 nëntor 1999, ai mposhti Evander Holyfield.
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampioni aktual botëror i peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, e bëri Gandian (Valenica) e bazën e tij të stërvitjeve për t’u përgatitur për këtë luftë, të planifikuar fillimisht për 17 shkurt, por që u shty për shkak të lëndimit të pësuar nga Fury gjatë stërvitjes.
Ukrainasi , i cili ka një shtëpi në Marbella, kërkoi një vend që do të stërvitej në privatësi. E gjeti në Gandia (Valencia). Atje ai krijoi palestrën e tij, ku kanë marrë pjesë partnerët e sparringut që ai ka rekrutuar përmes aplikacionit të tij “Ready to Fight”.
Daily Mail ka qenë te Usyk në Gandi, ku e ka shikuar nga afër punën e tij, ndërsa boksieri ka treguar se si është përgatitur.
Ai ka bërë 15 raunde prej tre minutash e gjysmë me 20 sekonda pushim, duke grumbulluar më shumë se 250 raunde gjatë kampit përgatitor. Në çdo raund, një kundërshtar i ndryshëm deri në një total prej 40 kundërshtarësh.
“Është bërë shumë më e lehtë të gjesh partnerë stërvitor që kur lansuam aplikacionin “Ready to Figh”. Në vend që të telefononi 100 kontakte duke u përpjekur të organizoni gjithçka, tani e keni në telefonin tuaj”.
“Ju keni akses të drejtpërdrejtë me një menaxher ose një luftëtar dhe gjithçka është transparente. Shumica dërrmuese e partnerëve të Usyk u gjetën përmes aplikacionit. Ata kanë ardhur nga vende të ndryshme në mbarë botën. Pa aplikacionin do të kishte qenë e vështirë të gjeje djem me të njëjtën peshë, të njëjtën gjatësi, e shumë gjëra si Fury”.
“Një platformë e tillë mund të demokratizojë sportin tonë dhe të hapë dyert për boksierët e talentuar nga e gjithë bota, kudo që jetojnë, pavarësisht prejardhjes dhe mjeteve financiare”, ka thënë Usyk.
I pyetur nëse një fitore kundër Furyt do të ishte triumfi i tij më i madh, Usyk befason me përgjigjen e tij, duke i dhënë vlerë të madhe medaljes olimpike të fituar në Londër në vitin 2012.
“Një medalje e artë olimpike është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Lojërat Olimpike janë një garë krejtësisht tjetër. Në të parën time humba në luftën e dytë. Kur u ktheva në shtëpi, mendova të përfundoja aventurën si amator dhe të kthehesha në profesionist, por një mik më tha se do ta provojmë përsëri. Në Londër 2012 e fitova të arit”.
“Kur bëhet fjalë për një rrip, nëse nuk e fitoni këtë vit, ndoshta mund të provoni përsëri pas gjashtë muajsh, vitin e ardhshëm. Jo pas katër vitesh”, ka treguar Usyk./Telegrafi/