Site icon Telegrafi

Sterling zemërgjerë, blenë 550 bileta për fëmijët e ish-shkollës së tij për ta ndjekur Man Cityn në gjysmëfinale të Kupës FA

Raheem Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka bërë një gjest të madh së fundmi.

Sterling ka vendosur t’i blejë plot 550 bileta dhe t’ua dhurojë fëmijëve të shkollës ku ai është arsimuar, Ark Elvin Academy.

Lexo po ashtu Deklarata e Bonuccit për racizmin ndaj Moise Kena nxit shumë reagime, por lojtarit shumë yje i dolën në krahë

Këto bileta ylli anglez i ka blerë për t’ua dhuruar atyre që ta shikojnë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA.

Më gjysmëfinale të Kupës FA, Man City do të takohet me klubit tjetër nga Liga Premier, Brighton.

Ky takim është i paraparë të zhvillohet më 6 prill në Wembley me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/

Exit mobile version