Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling nuk ndihet i lumtur me zërat që po e lidhin me një shkëmbim të mundshëm me bashkëkombësin e tij anglez të Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Sulmuesi anglez, Kane është njëri nga objektivat kryesor të Cityt në afatin kalimtar të verës, pasi Guardiola është i etur ta përforcojë pozitën e qendërsulmuesit.
Me largimin e Sergio Agueros drejt Barcelonës dhe shitjen e mundshme të Gabriel Jesus, i cili nuk ka bindur, drejtuesit e Cityt janë të interesuar të bëjnë të pamundurën për transferimin e Kane.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Sterling besohet të jetë në mesin e një numri lojtarësh që City është i gatshëm t’u ofrojë Spurs si pjesë e shkëmbimit për kapitenin e Anglisë.
Megjithatë, Sterling nuk është i kënaqur me trajtimin e tij dhe, nëse ai qëndron në Etihad, mund të mos nënshkruajë tani një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale, e cila ka edhe dy vjet afat.
Sipas mediumit The Mirror, sulmuesi anësor ka mbetur i frustruar me drejtuesit e Cityt pasi ata ishin të përgatitur ta përfshinin atë në çdo marrëveshje të mundshme për Kane.
Në rast dështimi të kësaj marrëveshje atëherë transferimi i Kane do t’i kushtonte Cityt mbi 100 milionë euro, pasi edhe lojtari është i interesuar të largohet nga Spurs. /Telegrafi/