Raheem Sterling duket se nuk do të largohet në drejtim të Arsenalit si pjesë e marrëveshjes për Alexis Sanchezin.
Burimet e Sky Sports konfirmojnë se Sterling nuk do të largohet nga Manchester City.
Informacioni i fundit vjen pasi Topçinjtë kishin kërkuar që të përfshihet një lojtar në marrëveshjen për kilianin.
Tash opsioni i vetëm që ka mbetur është që të arrihet marrëvshja vetëm në formë të pagesës së drejtpërdrejt të të hollave “cash” nga City, e që Arsenali nuk e dëshiron.
Deri tash Arsenali ka kërkuar Agueron dhe Sterlingun, dy opsione që janë refuzuar nga City, kurse në anën tjetër Sanchez dëshiron patjetër largimin.
Afati kalimtar në Angli mbyllet të enjten në ora 23:59.
/Telegrafi/