Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi.
Këtë vendim përzgjedhësi Gareth Southgate e ka marrë pas zënkës së tij me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez që kishte filluar prej derbit të Ligës Premier në fundjavë dhe kishte vazhduar të hënën në stërvitje me kombëtaren.
Mirëpo, Daily Mail bën të ditur se anësori i Manchester Cityt do të kthehet në skuadër dhe pritet të jetë startues në ndeshjen e të dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.
Southgate ka thënë se Sterling është pjesë shumë e rëndësishme e planeve të tij, prandaj pezullimi ka ndodhur vetëm për sfidën ndaj Malit të Zi.
“Raheem është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë (suspendimi). I dua të gjithë lojtarët e mi. Jemi si një familje dhe të gjitha familjet kanë mospajtime”.
“E rëndësishme për një familje është që të komunikojë dhe t’i tejkalojë problemet”, ka thënë Southgate në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/
https://twitter.com/360Sources/status/1194155366067527681