Telegrafi

Sterling ka marrëveshje me Chelsean, tani pritet marrëveshja mes klubeve

Raheem Sterling ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Chelsean.

Anglezi ka kohë që kërkonte një derë largimi nga Man City dhe duket se e ka gjetur.

Shumë mediume e bëjë të kryer kalimin e tij te Chelsea, ku tashmë ai ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e këtij klubi.

Në anën tjetër marrëveshja mes klubeve mund të vijë shumë shpejtë, ku flitet për shumën e 50 milionë eurove.

Mësohet se ka qenë Thomas Tuchel ai që e ka bindur Sterlingun javë më parë me bisedën që kishte me të. /Telegrafi/