Site icon Telegrafi

Sterling është prioritet i Tuchelit për sulmin e Chelseat

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka prioritet gjatë verës një marrëveshje për sulmuesin anësor të Manchester City, Raheem Sterling.

Blutë u zhytën në negociata me Cityn kur u bë e qartë se Arsenali ishte në bisedime të avancuara për nënshkrimin e Gabriel Jesues.

Megjithatë, Jesus duket më i prirur për t’u transferuar në Emirates dhe Chelsea e ka kthyer vëmendjen tek një lojtar tjetër i Cityt.

Lexo po ashtu Chelsea tenton transferimin e Raheem Sterling në verë

Sipas mediumit Sky Sports, Sterling është lojtari i cili është prioriteti i vërtetë i Tuchelit për sulmin e Bluve.

Ky medium thekson se trajner gjerman është më i etur për të transferuar anglez Sterling gjatë afatit kalimtar të verës.

27-vjeçari anglez ka një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale në Eithad Stadium dhe një transferim në Stamford Bridge lehtë mund të ndodh. /Telegrafi/

Exit mobile version