Telegrafi

Sterling e do transferimin te Chelsea

Raheem Sterling është, sipas ESPN, i interesuar të bëjë një lëvizje nga Manchester City te Chelsea.

Sulmuesi anglez po përballet edhe një herë me pyetjet për të ardhmen e tij te kampionët në fuqi të Ligës Premier.

Sterling është i gatshëm që të kalojë te rivalët e Citizens, derisa në garë për të thuhet se është edhe Arsenali.

Lexo po ashtu Top 10 transferimet që pritet të ndodhin këtë verë

Mirëpo, The Blues janë favoritë aktualisht për të marrë kartonin e tij, derisa kanë bërë edhe ofertën e parë rreth 25 milionë euro.

Natyrisht se City e ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe po kërkon më shumë për të realizuar marrëveshjen.

Besohet se një ofertë rreth 45 milionë euro mund ta kompletojë kalimin e Sterling në “Stamford Bridge”. /Telegrafi/