Stephen King, si një nga themeluesit e zhanrit modern horror, së fundmi ka veçuar një skenë që e konsideron si më të frikshmen në historinë e filmit.
Një nga filmat që i dha formë zhanrit është “Night Of the Living Dead” nga viti 1968 me regji të George A. Romero.
Filmi ndjek një grup të huajsh që e gjejnë veten të bllokuar në një shtëpi gjatë një “pushtimi zombie” dhe përpiqen të mbijetojnë.
“Filmi ishte përpara kohës së tij”, tha King, i cili vlerësoi qasjen e tij vizuale estetike dhe novatore. Përveç kësaj, ai hodhi bazat për “historitë e zombive” të së ardhmes duke përfshirë filma si “Shaun of the Dead” dhe “The Evil Dead”.
King veçoi një skenë nga “Night Of the Living Dead” që i ishte gdhendur në kujtesë dhe që ai pretendon se është skena më e frikshme në historinë e filmit.
“Skena më e frikshme që mund të zgjedh është kur heroina Barbara kthehet në makinën e saj pasi vizitoi varrezat ndërsa po ndiqet nga një zombi.
Ajo mbyllet në makinë dhe kupton që i vëllai i ka çelësat. Mumje gjen një gur dhe godet dritaren Herën e parë që e pashë dhe dy herë të tjera pas kësaj, u ngurtësova”, tha King. /Telegrafi/