Telegrafi

Stephen Curry i jashtëzakonshëm, fiton garën për tri pikë në NBA All-Star

Një garë e jashtëzakonshme ka qenë për gjuajtjet për tri pikë në NBA All-Star.

Shumë yje të elitës së basketbollit amerikan morën pjesë, por në fund Stephen Curry fitoi garën.

Jayson Tatum (Boston Celtics), Jaylen Brown (Boston Celtics), Mike Conley (Utah Jazz), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Zach LaVine (Chicago Bulls) dhe Stephen Curry (Golden State Warriors), morën pjesë në këtë garë.

Fundori i Golden State Warriors ishte fantastik në dy raundet në konkurrencë me pjesëmarrësit tjerë.

Në raundin e parë u eliminuan LaVine dhe Mitchell, derisa në finale shkuan treshja Conley, Tatum e Curry.

Në raundin e parë Curry shënoi 31 pikë, derisa në të dytin arriti 28 duke mposhtur Conleyn që kishte shënuar në raundet nga 27 pikë.

Ishte një garë jashtëzakonisht interesante, ku në fund triumfoi Curry i cili njihet si njëri nga basketbollistët më të sakt për gjuajtjet për tri pikë në NBA.

Për Curryn kjo ishte hera e dytë që e fiton këtë garë, pasi ai kishte triumfuar edhe në vitin 2015. /Telegrafi/