Golden State Warriors ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën e mbrojtjes së titullit të kampionit të NBA-s.
Luftëtarët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Oracle Arena kundër Oklahoma Thunder City me rezultat 108-100.
Pas takimit ka folur basketbollisti më i mirë i ndeshjes, i cili realizoi 32 pikë dhe pati nëntë asistime, Stephen Curry.
Ky i fundit ka pohuar se ekipi duhet të përqendrohet në gjëra të vogla në fazën mbrojtëse dhe se ky sezon do të jetë më i vështirë shkaku i konkurrencës së madhe në Konferencën Perëndimore.
“Fokusi i mbrojtjes duhet të jetë në gjërat e vogla, tendencat e lojtarit dhe mos kthimin e topi. Kjo është diçka që na ka ndjekur gjithmonë kështu që ne duhet të kujdesemi për topin, të sigurohemi që talenti ynë të bëj gjëra me topin”.
” Kampionati është diçka që ne fokusohemi në çdo vit, por ne e dimë se çfarë do të thoshte nëse do të jemi në radhët e ekipeve që kanë fituan tre herë rreth titullin e kampionit”.
“Ne nuk hezitojmë të flasim rreth kësaj, por ju duhet të bëni gjëra të vogla gjatë gjithë sezonit për ta përgatitur veten pasi që jemi të vetëdijshëm sa e ashpër është këtë vit Konferenca Perëndimore”, tha Curry.
Ndryshe, ndeshjen e radhës kampionët do ta zhvillojnë kundër Utah Jazzit gjersa Oklahoma do të ballafaqohet me Los Angeles Clippersat. /Telegrafi/