Telegrafi

Stephen Curry fantastik në fitoren e Warriors kundër Pelicans

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kamioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës në këtë sezon.

“Luftëtarët” triumfuan para shikuesve të vetë në Oracle Arena kundër New Orleans Pelicans me rezultat 147:140.

Vetëm çereku i parë i takoi skuadrës mysafire gjersa në tri të tjerat shkëlqyen me paraqitje vendasit.

Basketbollisti më efikas te ekipi triumfues ishte Stephen Curry me 41 pikë gjersa lojë të mirë tregoi edhe Kevin Durant që regjistroi “double-double” në saje të 30 pikëve dhe pati 15 kërcimeve.

Te pelikanët më i miri ishte me ‘double-double’ Anthony Davis, i cili shënoi 30 pikë dhe pati 18 kërcime.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 31 fitoreve dhe 14 humbjesh gjersa për New Orleans ky ishte pësimi i 24-t kundrejt 21 triumfeve.

Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të luajnë kundër Los Angeles Clippers gjersa Pelicans ballafaqohen me Portalnd Trail Blazers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Detroit 120:115 Orlando

Boston 117:108 Toronto

Houston 142:145 Brooklyn

Memphis 100:111 Milwaukee

Dallas 101:105 San Antonio

Portland 129:112 Cleveland

L.A. Clippers 109:129 Utah