Telegrafi

Stella Maxwell mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e veçantë në Festivalin e Filmit në Kanë

Stella Maxwell mahniti në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan me model të veçantë.

Ish-modelja mahnitëse e “Victoria’s Secret”, 33-vjeçare dukej në top formë teksa ishte e pranishme në premierën e “The Idol”.

Ngjarja u mbajt në Hotel Martinez në rivierën franceze dhe u organizua nga Vogue dhe marka e bizhuterive të nivelit të lartë Chopard.

Foto: Wire Image

Megjithatë, veshja e Stellas, e cila përmbante rripa të kryqëzuar në pjesën e përparme, doli të ishte dukshëm më zbuluese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Stella Maxwell

Ndërkohë, ajo hoqi nga fytyra flokët për të zbuluar një palë vathë argjendi me diamant.

Foto: Wire Image

Ajo gjithashtu e ka kompletuar dukjen me një pala taka të zeza me platformë.

Modelja belge mori pjesë në këtë ngjarje së bashku me një mori emrash të famshëm nga Julia Fox e deri tek ish-i i Kylie Jenner, Travis Scott.

Foto: Wire Image

Megjithatë, veshja e saj nuk ishte aspekti i vetëm i ngjarjes që tërhoqi vëmendjen.

Lista e të ftuarve të mbushur me yje u mblodhën së bashku për të festuar dramën e re “The Idol”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images