Stefi Prifti ka paralajmëruar këngën e tij të radhës që do të jetë një duet.
Këngëtari u ka thënë fansave të tij që të presin një super-hit, duke qenë se është një bashkëpunim me këngëtaren Manjola Nallbani.
“Sapo kam dalë nga studioja. Po ju paralajmëroj që po vjen një super hit!”.
“Një duet me miken dhe kolegen e dashur Manjola Nallbani. Mos më thoni që nuk ju thashë”, shkruan në postimin e këngëtarit.
Postimi është shoqëruar edhe me një fotografi nga studioja muzikore. /Telegrafi/