Telegrafi

Stefanoviq: Maqedonia e Veriut do të shkel të drejtën ndërkombëtare nëse nuk e ekstradon Morinën

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon Tomor Morinën, kjo do të nënkuptojë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregulloret ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, në bazë të një urdhri dhe dokumenteve të dërguara nga Serbia, duhet t’ia dorëzojë Morinën autoriteteve shtetërore që kanë të drejtë për të”, tha sot Stefanoviq.

Tomor Morina, një ish-ushtar i UÇK-së, u arrestua në Maqedoninë e Veriut pasi u dha urdhër nga Serbia që kërkonte ekstradimin e tij. Kërkesa u lëshua nga Interpoli-Serbi, njoftojnë mediat serbe.

Stefanoviq tha se ishte i shqetësuar se “autoritetet e Prishtinës pretendojnë se kjo nuk do të ndodhte”, e cila, siç tha ai, “tregon se ata janë në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se nuk mund ta imagjinonte që “Maqedonia e Veriut vetvetiu ta lejoj atë”.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar, që do të thotë ekstradim tek autoritetet serbe. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër, unë nuk dua të paragjykoj”, tha Stefanoviq. /Telegrafi/