Site icon Telegrafi

Stefano Sensi: Mund të bëhem Xavi i Interit

Stefano Sensi (Foto: Inter FC/Twitter)

Stefano Sensi beson se ai mund të bëhet Xavi Hernandez, derisa ka zbuluar se ka refuzuar Milanin për të kaluar në Giuseppe Meazza.

Loja e mesfushorit ka disa ngjashmëri me ikonën e Barcelonës dhe 23-vjeçari ka bërë të ditur se është i gatshëm që të zhvillojë një lojë tika-taka në formacionin e Antonio Contes.

“Ashtu siç unë e kam imagjinuar”, ka thënë Sensi për La Gazzetta dello Sport. “Po e filloj një jetë të re, por gjithmonë më ka pëlqyer të jem këtu. Idoli im ka qenë gjithmonë Xavi”.

“Ai është si një familje për mua: Jam rritur duke e shikuar lojën e tij, kam marr disa gjëra nga ai. Mendoj se ka diçka tek unë nga loja e tij. Unë kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës dhe shpresoj që të përballem me ta në Ligën e Kampionëve”.

“Mendoj se mentaliteti fitues i ka munguar skuadrës, dhe në këtë pikë, besoj që Conte do të jetë formula kryesore. Interi i ka të gjitha gjërat tani që të filloj të fitojë sërish tituj”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sensi lojtar i Interit

Ish-mesfushori i Sassuolos është pyetur edhe për interesimin e Milanit dhe rreth mundësisë që të luajnë së bashku me Nicolo Barellan te Nerazzurët.

“Unë kam bërë zgjedhjen më të mirë dhe qysh në ditët e para e ka konfirmuar këtë. Do ta adhuroja nëse Barella do të vinte këtu”, ka thënë më tej mesfushori italian. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pGrNU7GAz04

Exit mobile version