Site icon Telegrafi

Stefano Pioli refuzon ofertën e klubit të njohur anglez

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli, kishte konfirmuar se ai po mëson gjuhën angleze me synimin për të kaluar në Ligën Premier, por ai raportohet se ka refuzuar një ofertë nga Nottingham Forest këtë verë.

Teknikut italian iu ndërpre kontrata me marrëveshje të dyanshme pas pothuajse pesë viteve tek “Rossonerët”, aty ku fitoi titullin e Serie A dhe arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Epoka e tij në “San Siro” erdhi drejt fundit dhe Pioli i rrëfeu gazetarëve se ai po merr kurse të gjuhës angleze pasi ishte i intriguar nga ideja që hapin e tij të ardhshëm në karrierë ta bëjë në Ligën Premier.

Sipas gazetarit Orazio Accomando të DAZN, Pioli mori një ofertë nga Anglia këtë verë, por nuk ishte ajo që italiani po e priste.

Klubi në fjalë besohet të jetë Nottingham Forest, por Pioli preferoi që të presë për një ofertë më të mirë.

Forest mezi i shpëtoi rënies nga elita e futbollit anglez, pasi u pozicionuan në pozitën e 17-të me 32 pikë të grumbulluara, duke fituar nëntë ndeshje, duke barazuar po aq dhe duke humbur 20 sosh./Telegrafi/

Exit mobile version