Telegrafi

Stefano Gabbana i shkruan Lori Hoxhës

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha u përfol shumë për fustanin që kishte veshur në ditëlindjen e 15-të të televizionit më të njohur.

Fustani ishte i brand-it të famshëm botëror ‘Elizabeta Franchi’ i cili i dhuroi Lorit famë ndërkombëtare ku vetë faqja zyrtare e stilistes në rrjetin social “Instagram” ka falënderuar blogeren e suksesshme.

Një tjetër foto e postuar së fundmi e Lorit ku shfaqet e veshur me një nga krijimet e “Dolce Gabbana”, nuk i ka shpëtuar syrit të stilistit botëror Stefano Gabbana, shkruan revista ‘Who’.

Ai ka lënë një koment me ‘zemra’ poshtë fotos, e cila duket qartë që e pëlqen veshjen e tij në trupin e blogeres.