Site icon Telegrafi

Stefani, Ivanovi dhe Dimitrievi urojnë besimtarët ortodoks për Buzmin

????????????????????????????????????

Me rastin e festave ortodokse të Buzmit, kreu i Kushës autoqefale të Maqedonisë – Dioqeza e Ohrit, Stefani, porositë qytetarët për paqe dhe bashkim të besimtarëve ortodoks, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stefani thotë se jetojmë në një kohë të vështirë, por Zoti nuk na harron, por do të jetë me ne deri në përfundim të kësaj bote.

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov uron besimtarët ortodoks duke deklaruar se kjo është periudha e vitit kur në shpirtin e shenjtë duhet të gjejmë forcën dhe t’i tejkalojmë mendjemadhësitë dhe tundimet, duke e falur njëri tjetrin.

Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, me rastin e Buzmit uron besimtarët ortodokse duke uruar që kjo festë të na jepë forcë për të vazhduar me punë në inters të popullit, të përmirësojmë përditshmërinë e qytetarëve, të sigurojmë rritje dhe zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardeve të banorëve./Telegrafi/

Exit mobile version