Kamer Qaka nuk do të jetë pjesë e Steauas së Bukureshtit.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë vetëm tre muaj më parë iu bashkua Steauas nga Poli Iasi.
Falë paraqitjeve të mrekullueshme me Poli Iasin, Qaka u bë ndër lojtarët më të kërkuar në Rumani por edhe në Spanjë e Itali.
Steaua pagoi 400 mijë euro për transferimin e shqiptarit nga Poli Iasi.
Por Qaka nuk ka arritur të ambientohet tek gjiganti rumun dhe tani nuk është në planet e trajnerit.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Steauan.
E tani klubi i madh rumun ka vendosur ta huazojë lojtarin për një vit që të ketë më shumë minuta.
Edhe pse Qaka u kërkua nga ish-skuadra e tij Poli Iasi, Steaua ka vendosur ta huazojë tek Vouluntari. /Telegrafi/