Site icon Telegrafi

Steaua Bucuresti pas Sadikut

Der Vaduz-Spieler Armando Sadiku, im Fussball Meisterschaftsspiel der Super League zwischen dem FC Vaduz und dem FC Thun, im Stadion Rheinpark in Vaduz, am Samstag, 12. Maerz 2016. (KEYSTONE/Nick Soland)

Armando Sadiku vazhdon të shijojë pushimet pas ekspreincës së paharrueshme me Shqipërinë në Euro 2016, duke qenë i pari futbollist shqiptar që shënon në një turne madhor të futbollit, ndërkohë që emri i tij mbetet ndërmë të lakuarit në këtë merkato vere.

Vetë Sadiku është shprehur se ëndrra e tij është të luajë në Bundesligë, por interesim për të ka nga kampionatë të ndryshme në Europë.

25-vjeçari është përfshirë edhe në listën e dëshirave të presidentit të Steauas së Bukureshtit, George Becali, i cili sheh te shqiptari një sulmues me shumë potencial që mund të bëjë diferencën te nënkampionë e Rumanisë, shkruan Supersport.

Mediat rumune raportojnë se kartoni i Sadikut vlen 750 000 euro, një shumë kjo e përballueshme për arkat e këtij klubi. Vështirë se një lëvizje e tillë do të bëhet realitet, pasi Zurihu që zotëron kartonin e futbollistit kërkon shumë më tepër.

Goli i shënuar pikërisht ndaj përfaqësueses rumune në Europian i ka rritur ndjehsëm kuotat e 25-vjevcarit, që vështirë se do të luajë me Zyrihun në Challenge League.

Por edhe 750 000 euro janë pak për një lojtar që ka spikatur në nivel kombëtares, ndaj më shumë se një realitet Sadiku mbetet një ëndërr për nënkampionët e rumanisë.

Edhe stafi teknik i kombëtares nuk do t’ia rekomande një transferim të mundshëm në Rumani, pasi Sadiku mbetet pikë referimi për sulmin dhe si i tillë duhet të luajë në një kampionar më cilësor, pse jo edhe në Serinë A.

Exit mobile version