Telegrafi

Stavreski: Jam në Shkup, nuk e kam braktisur vendin

Ish ministri i financave, Zoran Stavreski i ka demantuar shkrimet në një pjesë të mediave për mundësinë që ai ta ketë braktisur vendin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë të shkurtë për Faktor, Stavreski ka thënë se ai gjendet në vend.

“Nuk është e vërtetë se jam jashtë shtetit. Jam këtu në Shkup”, shkurtimisht është përgjigjur Stavreski.

Një pjesë e mediave sot kanë publikuar lajmin se Stavreski disa herë ka qenë i ftuar në bisedë në PSP, por ai nuk është paraqitur, ndërsa herën e fundit ka dorëzuar edhe dokument për pushim mjekësor, për të cilën arsye nuk ka mund të merr pjesë në dëgjim.

Përndryshe, Zoran Stavreski para disa muajsh dha dorëheqje nga funksioni i ministrit të financave për arsye shëndetësore./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zoran Stavreski i pakapshëm për PSP