Site icon Telegrafi

Statusi ligjor i ASH-së, Taravari: Partia t’u takojë atyre që janë shumicë

Aleanca për Shqiptarët e kryetarit Arben Taravari sot në Tetovë filloi me mbajtjen e kongresit të fundit të pestë të jashtëzakonshëm nën moton “Ndryshimi vazhdon”.

Lideri i partisë shpjegoi se kongresi i jashtëzakonshëm vijon për shkak të nevojës për konsolidimin e degëve të partisë.

“Aleanca për Shqiptarët, pas zgjedhjeve të 8 majit pati ngjarje brenda partisë. Kishim shumë njerëz të rinj që u bashkuan. Tani na duhej konsolidimi i të gjitha degëve dhe nëndegëve. Dhe sot, Kuvendi i partisë do të konsolidohet përfundimisht. Do të miratojmë politika të reja të partisë të cilat  me një deklaratë do të miratohen bashkërisht nga kongresi i partisë”, deklaroi Arben Taravari.

Në pyetjen e gazetarëve për statusin ligjor për shkak të ndarjes së partisë Taravari, pret një vendim gjykate në favor të shumicës.

“Procesi gjyqësor është në vazhdim, Apelacioni ka marrë vendim që vendimi fillestar nën presion që ishte para zgjedhjeve në Tetovë refuzohet. Shpresoj se do të ketë një vendim ashtu siç duhet që partia t’u takojë atyre që janë anëtarë, ku janë shumicë”, tha Taravari.

 

Exit mobile version