Site icon Telegrafi

Statuja e Ronaldos më shumë po i ngjan futbollistit të kombëtares shqiptare se sa portugezit (Foto)

Cristiano Ronaldo është bërë protagonistë në rrjetet sociale.

E gjithë kjo në saje të talljes që ka filluar me statujën e portugezit në aeroportin e Maderies në Portugali.

Kjo e fundit ka marrë emrin e yllit të Real Madridit, por statuja e vendosur i ngjan shumë pak portugezit, transmeton Telegrafi.

Madje ka edhe nga ata që mendojnë se kjo statujë i ngjan më shumë futbollistit të kombëtares shqiptare Andi Lilës se sa yllit portugez.

Ndërkaq, skulptori i statujës së çuditshme të Cristiano Ronaldos me të cilën po tallet e gjithë bota, ka mbrojtur punën që ka bërë dhe ka insistuar atë e pëlqen futbollisti i Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version