Telegrafi

Statuja e Beyonce “rregullohet” pas kritikave

Pas kritikave të shumta për ngjyrën e lëkurës, statuja prej dylli e Beyonce është hequr nga muzeu Madame Tussauds në New York.

New York Times shkruan se statuja është hequr, bën të ditur Top Channel. Më vonë vetë muzeu në një deklaratë për shtyp në Entertainment Weekly ka njoftuar se statuja “po rregullohet”.

Lexo po ashtu Statujë dylli për Beyonce, por ka diçka që nuk shkon (Foto)

Versioni prej dylli i këngëtares ka një lëkurë shumë të bardhë, kanë komentuar fansat e Beyonce.

Më herët kanë pasur ankesa për punimet e statujave të tyre prej dylli të Mariah Carey, Taylor Swift, Kesha, Britney Spears, Lindsay Lohan dhe Kate Hudson.