Site icon Telegrafi

Statovci i bashkohet Partizanit

Rron Statovci është mbrojtësi më i ri i Partizanit.

Djaloshi 21-vjeçar nga Kosova është prezantuar zyrtarisht nga klubi i kuq, që njofton se ka firmosur kontratë tri vjeçare me mbrojtësin e djathtë, cili është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Në vitin 2016 Statovci firmosi kontratë tre vjeçare me Llapin, pas një sezoni të shkëlqyer në divizionin e dytë të Kosovës, por në vitin 2017 kaloi te Vllaznia e Pozharanit dhe në janar të këtij viti kaloi te Flamurtari i Prishtinës.

Tani Statovci provon Superioren, ku nuk do ta ketë të lehtë, por shpreson të ndjekë rrugën e një anësori mjaft të njohur si Fejzullahi, i cili këtë verë u nda me Partizanin.

Të kuqtë po vijojnë punën për ndeshjet e Europa League dhe Statovci nuk do të jetë në listë, duke parë që nuk ka nisur ende stërvitjen me ekipin, por priten surpriza, aq sa flitet se mund të mos jenë disa emra të njohur në listë, duke nisur nga Edgar Çani.

Exit mobile version