Telegrafi

Statistikë që tregon madhështinë e Realit dhe Barcës në LK

Real Madrid ka arritur të shënojë fitore në ndeshje kundër Wolfsburgut duke shkruar emrin në gjysmëfinale për herë të gjashtë me radhë.

Mbretërit mposhtën Wolfsburgun 3-0 në ndeshjen e dytë, duke zhvlerësuar fitoren e gjermanëve prej 2-0 në ndeshjen e parë.

Kjo është hera e gjashtë me radhë që Real Madridi luan në gjysmëfinale.

Të njëjtën gjë mund ta arrijë edhe Barcelona që nesër luan me Atletico Madridin.

Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 1-0. Barcelona është fituesi i fundit i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/