Telegrafi

Statistikë: Neymar lë mbrapa në këtë aspekt në Ligën e Kampionëve ekipe si Bayern e Juventus

Neymar është futbollisti që ka asistuar më shumë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.  

Sulmuesi i Barcelonës po kalon një sezon brilant në aspektin personal, duke arritur statistika gjigantë që lë mbrapa edhe skuadra të mëdha evropiane.

Neymar ka asistuar plot pesë herë këtë sezon të Ligës së Kampionëve duke pasur statistikë të barabartë me klube si Manchester City e Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Këta futbollistë kanë krijuar më shumë raste në Ligën e Kampionëve

Ndërsa, klube të mëdha si Bayern Munich e Juventus së bashku kanë bërë asistime më pak, me bavarezët që kanë asistuar katër herë, teksa ‘Zonja e Vjetër’ vetëm dy herë. /Telegrafi/

Rekordi i asistimeve këtë sezon në Ligën e Kampionëve:

Neymar                     – 5 asistime

Man City                   – 5 asistime

B.Dortmund            – 5 asistime  

Bayern Munich       – 4 asistime

Juventus                   – 2 asistime