Telegrafi

Statistikë e El Clasicos: Katalonasit gjithmonë pësojnë kundër madrilenëve!

Barcelona dhe real Madrid do të takohen javën e ardhshme në kuadër të derbit të La Ligas spanjolle.

El Classico është zhvilluar në 171 raste të tjera, ku Reali ka 71 fitore kundrejt 68 triumfeve të Barcës, ndërsa në 32 takime janë ndarë të barabartë.

Ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiago Bernabeu e fitoi skaduar mysafire katalonase me rezultat të thellë prej 4:0, transmeton Telegrafi.

Por, një statistikë e fundit u jep shpresë skuadrës madridlene se mund të triumfojnë në takimin e ardhshëm.

E gjithë kjo në saje të të dhënës se sa herë që Barcelona kishte dhjetë e më tepër pikë më shumë se Los Blancos në renditjen tabelore të ligës elitare spanjolle, kanë pësuar dy herë humbje dhe njëherë kanë barazuar.

Mbetet të shihet nëse historia do të përsëritet më 2 prill, kur në Nou Camp do të takohen dy gjigantët spanjoll.

Kujtojmë se kampioni aktual spanjoll, Barca ka dhjetë pikë më tepër se Reali i vendit të tretë. /Telegrafi/