Telegrafi

Statistikë: Duket se Cruyff mori fatin e Barcës

Qëkur Johan Cruyff ndërroi jetë, Barcelonës nuk i ka ecur aspak mirë.

Prej humbjes së legjendës, Blaugranët kanë regjistruar tri humbje nga tri ndeshje në La Liga:

Barcelona 1-2 Real Madrid

Real Sociedad 2-0 Barcelona

Barcelona 1-2 Valencia

Kësaj statistike negative mund t’ia shtojmë edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve pas humbjes së përgjithshme me rezultat 3-2 nga Atletico Madridi.

Kujtojmë që në tetor të vitit 2015, Cruyff u diagnostikua me kancer të mushkërive. Në shkurt të këtij viti, ai deklaroi se po e mposhtte sëmundjen, mirëpo më 24 mars, legjenda humbi betejën me kancerin dhe vdiq në moshë 68 vjeçare. /Telegrafi/