Aftësia e Ousmane Dembeles për të qenë po aq i mirë në përfundimin e aksionit me secilën këmbë është një virtyt që e bën atë unik në futboll.
Në fakt, francezi ka shënuar gjithsej 28 gola që nga ardhja e tij në Barcelonë në vitin 2017, pasi shënoi gjysmën e tyre me këmbën e djathtë dhe të njëjtin numër golash me të majtën.
Dembele shënoi një gol me këmbën e tij të djathtë në minutën e 66-të të ndeshjes së La Ligas kundër Real Sociedad të dielën, por u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, 23-vjeçari – pesë minuta më vonë ai vendosi të shënoi me këmbën e tij tjetër për të mposhtur Alex Remiron dhe për ta bërë rezultatin 5-0 për Barcelonën.
Blaugranasit mposhtën Real Sociedadin me rezultat 6-1 në Reale Arena dhe aktualisht qëndron i dyti në tabelën e La Ligas, katër pikë prapa udhëheqësit Atletico Madrid. /Telegrafi/