Virgil van Dijk kishte një sezon fenomenal te Liverpooli, duke arritur në fund që ta kurorëzonte me trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi e eliminuan Tottenham Hotspurin në finale.
Mbrojtësi holandez kishte paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Ligën Premier, por që në fund nuk arritën të shpalleshin kampion për vetëm një pikë, pasi e humbën garën ndaj Manchester Cityt.
Por, nuk janë vetëm këto, Van Dijk po ashtu ka arritur të blindojë një statistikë të mahnitshme, pasi asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë atë.
0 – Aucun joueur n’a réussi à dribbler Virgil van Dijk lors de ses 64 dernières rencontres avec Liverpool toutes compétitions confondues. Invincible. pic.twitter.com/mIsynOwALH
— OptaJean (@OptaJean) June 1, 2019
Në 64 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, asnjë lojtar nuk ka mundur që ta driblojë mbrojtësi holandez, duke qenë pothuajse më meritori për sukseset e Liverpoolit në këtë sezon.
Holandezi po ashtu ka arritur ta fitojë edhe çmimin e lojtarit të vitit në Ligën Premier, ndërsa pritet të jetë edhe në listën e lojtarëve që mund ta fitojnë Topin e Artë në fund të këtij viti. /Telegrafi/